Harry, Meghan dhe fëmijët nuk udhëtojnë dot për në Mbretërinë e Bashkuar

Bota e Yjeve

Harry, Meghan dhe fëmijët nuk udhëtojnë dot për në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 16 janar 2022 Në ora: 12:30
Harry, Meghan dhe fëmijët

Një përfaqësues ligjor i Sussexes publikoi një deklaratë dje në mbrëmje pasi gazeta Mail publikoi një lajm ku shkruhej se Harry kishte kërkuar një rishikim gjyqësor të vendimit të Zyrës së Brendshme për të mos lejuar mbrojtje policore për të dhe familjen e tij brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Deklarata thotë se pa një mbrojtje të tillë 'Princi Harry dhe familja e tij nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpinë e tij.”

“Princi Harry trashëgoi një rrezik sigurie në lindje, për jetën. Ai mbetet i gjashti në radhën e fronit, kreu dy turne të detyrës luftarake në Afganistan dhe në vitet e fundit familja e tij i është nënshtruar kërcënimeve të dokumentuara neo-naziste dhe ekstremiste. Ndërsa roli i tij brenda Institucionit ka ndryshuar, profili i tij si anëtar i Familjes Mbretërore nuk ka ndryshuar. As kërcënimi ndaj tij dhe familjes së tij”, shkruhet në deklaratë.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it financojnë personalisht një ekip privat sigurie për familjen e tyre, por kjo siguri nuk përfshin mbrojtjen e nevojshme kur të gjenden në Angli. Në mungesë të një mbrojtjeje të tillë, Princi Harry dhe familja e tij nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpinë e tij”, shkruhet më tej.

Ndaj edhe Meghan dhe fëmijët nuk janë rikthyer më në Mbretërinë e Bashkuar. Harry ishte i vetmi që e vizitoi familjen, kur mori pjesë në funeralin e gjyshit të tij.

Kështu që me shumë mundësi ata nuk do t`i bashkohen familjes as për përvjetorin e mbretëreshës. Kjo e fundit nuk e ka takuar asnjëherë vajzën e Harryt, Lilibet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat