Aurela dhe Dua bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje!

Bota e Yjeve

Aurela dhe Dua bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje!

Më: 17 janar 2022 Në ora: 09:21
Dua Lipa

Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale ku dhe ndan herë pas here me fansat e saj momente nga përditshmëria. Por jo vetëm sepse bukuroshja influencon jo pak vajza me stilin e saj të të veshurit.

Ajo që ka marrë shumë vëmendjen kanë qenë disa foto të publikuara së fundmi në Instagram-in e saj ku fustani që ka veshur na duket i njohur.

Hoxha ka pozuar me fustanin e bardhë dhe me një të tillë u shfaq muaj më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa gjatë vizitës së saj në Butrint. Duhet të theksojmë se të dyja vajzave ju rri më së miri ky model fustani.

Sjellim në vëmendje se vitin e kaluar, Dua zgjodhi Shqipërinë për të kaluar pushimet verore së bashku me familjen duke i bërë një promovimin fantastik nëpër botë vendit tonë.

Image
Aurela Hoxha

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat