Ka pasur më shumë se sa miqësi me Flori Mumajesin? Evi Reçi tregon të vërtetën

Bota e Yjeve

Ka pasur më shumë se sa miqësi me Flori Mumajesin? Evi Reçi tregon të vërtetën

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:42
Evi Reçi

Këngëtarja Evi Reçi ka punuar me kantautorin Flori Mumajesi, madje kanë sjellë edhe një bashkëpunim së bashku “I ngjan asaj”.

Por dyshja prej disa vitesh nuk kanë sjellë një projekt së bashku, dhe sipas prezantueses shkak janë impenjimet e saj në Universitet.

Megjithatë, Evi Reçi shprehet se ata mbajnë ende kontakt me njëri-tjetrin dhe i është falënderuese Flori Mumajesit për këngët që i ka dhuruar.

Image
Evi Reçi dhe Flori Mumajesi

“Takohemi më rrallë, por dëgjohemi. Nuk kemi zënka, hartërmbetje, unë i jam mirënjohëse. Ai e di që unë i jam falënderuese për këngët që më ka dhuruar dhe që i ka bërë për mua, duke kuptuar stilin tim. Rrethanat gjeografike dhe prioritetet e mia më kushtuan muzikën. Preferova në atë kohë të mbaroja Universitetin, sepse e dija që më vonë s’do kisha nerva”, u shpreh ajo në një intervistë për RTV Ora.

Ndërsa pyetjes nëse ka pasur më shumë se miqësi mes tyre, iu përgjigj: “Një “Jo” e madhe sepse nuk ka pasur asgjë më tepër se kaq. Përtej miqësisë, përtej afrimitetit si miq absolutisht asgjë, e them me sinqeritet të plotë. Kemi qëndruar shumë me njëri-tjetrin, fjalët janë por absolutisht që jo.”

Image
Evi Reçi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat