Beniada rrëfen për mashkullin që do i rrëmbej zemrën

Bota e Yjeve

Beniada rrëfen për mashkullin që do i rrëmbej zemrën

Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:11
Beniada Nishani

Beniada Nishani ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve këtë “Big Brother VIP”. Ajo ka treguar një karakter të çiltër edhe të drejtpërdrejtë.

Në bisedë me banorët ajo ka folur mbi partnerin ideal dhe se si e mendon ajo. Beniada është shprehur se ndoshta do martohet me një mashkull që dashuron, që jo domosdoshmërish është italian apo shqiptar.

Ajo theksoi se me meshkujt shqiptar do e kishte vështirë pasi kultura e saj me të tyren nuk përputhet.

“Ndoshta as italian, as shqiptar. Ndoshta njoh një tajlandez ose argjentinas. Me thënë të drejtën kjo gjë s’ka pasur asnjëherë rëndësi. Të gënjej nëse them shqiptar. Nuk kam jetuar këtu, kur kam njohur shokë shqiptar, shoqe, kam parë që kultura ime me të tyren nuk përputhet”, tregoi Beniada Nishani.

Beniada gjithashtu ka treguar vështirësi me gjuhën shqipe dhe kjo shkakton të qeshura pafund.

Më herët ndodhi me Butrentin… Betruntin… Butrintin. Tani po ndodh me “Ydhi Dhimanin”, siç ajo ka quajtur Ylli Limanin.

Ylli e ka ndarë videon epike në InstaStory, teksa etiketon Beniadën dhe vendos emojin e syve me zemra.

“Prej sot emrin e kam Ydhi Dhimani”– shkruan ai me humor.

Sot në “BB VIP” do të ketë eleminim të dyfishtë. Ndërkohë në nominim janë: Xheisara, Tani dhe Egzona.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat