Plas skandali në Spanjë, anëtari i familjes mbretërore kapet “mat” me dashnoren

Bota e Yjeve

Plas skandali në Spanjë, anëtari i familjes mbretërore kapet “mat” me dashnoren

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:47
Iniaki Urdangarin, Infanta Cristina

Skandalet në familjen mbretërore të Spanjës duket se nuk kanë fund.

Ndonëse një vit më parë, ish-mbreti 84-vjeçar, Juan Carlos, u “arratis” në Dubai për të “shpëtuar” monarkinë, pas përfshirjes së tij në një skandal ryshfeti dhe lidhjeve të njëpasnjëshme jashtëmartesore, një skandal i ri vjen për të prishur qetësinë në Pallatin Mbretëror të Madridit.

Iniaki Urdangarin, 54 vjeç, bashkëshort i 56-vjeçares Infanta Cristina, motra më e vogël e Mbretit të Spanjës, u kapa “mat” të mërkurën e 20 janarit nga paparacët e revistës spanjolle “Lecturas”, duke shëtitur dorë për dore me një bionde simpatike në një plazh, në jug të Francës.

Edhe pse fillimisht shtypi spanjoll raportoi për një grua misterioze që shoqëronte kunatin e mbretit, identiteti i gruas u zbulua në kohë rekord.

Gruaja “misterioze” është 43-vjeçarja, Ainoa Armenia, e cila punon si kontabiliste në të njëjtën kompani me 54 vjeçarin, bashkëshortin e motrës së Mbretit të Spanjës.

“Motra e Mbretit spanjoll ishte në dijeni të marrëdhënies jashtëmartesore të bashkëshortit të saj”, shkruajnë mediet vendase.

Edhe pse pas publikimit të fotove të dhëndrit mbretëror me dashnoren e tij, shpërtheu skandal i madh në vend një burim i afërt me Infanta Cristina ka thënë për revistën “Hola!” se motra e Mbretit nuk u befasua me foton pasi ajo është në dijeni të marrëdhënies të shoqit me kontabilisten.

Image
Iniaki Urdangarin, Ainoa Armenia
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat