Kida shfaqet përplot stil nga Australia

Bota e Yjeve

Kida shfaqet përplot stil nga Australia

Më: 24 janar 2022 Në ora: 13:58
Kida

Kida është padyshim ndër këngëtaret më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare.

Ajo mbetet e angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore edhe këtë fillimi vit, dhe një të tillë këngëtarja pritet ta mbaj edhe në Australi.

Një koncert atje është arsye pas Kida po qëndron prej ditësh në qytetin australian, Melbourn nga ku ka sjell edhe imazhe atraktive.

Orhidea Latifi (emri i vërtetë) postoi disa fotografi në të cilat përveç se e veshur me stil, Kida dukej joshëse dhe në formë të mrekullueshme.

Në një bluzë të bardhë të cilën e kombinoi me atlete, syze dielli dhe një çantë të markës “Dior”, Kida mahniti me pozat në të cilat pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Ndryshe, kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas, Kida publikoi albumin “Orchide” në të cilin përfshiu gjithsej 12 këngë. 

Image
Kida
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat