Pasi u tha se është në gjendje të rënduar emocionale, Dafina Zeqiri dhe Fjolla Morina i dërgojnë këtë mesazh Beatrixës

Bota e Yjeve

Pasi u tha se është në gjendje të rënduar emocionale, Dafina Zeqiri dhe Fjolla Morina i dërgojnë këtë mesazh Beatrixës

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:18
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja nga Kosova Beatrix Ramosaj reagoi të martën e 25 janarit për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Emra të njohur të botës së shoubizit e kanë mbështetur Beatrixën me komentet e tyre në rrjetin social Instagram.

Në postimin e gjatë që ajo ka bërë, ka marrë reagime edhe nga Fjolla Morina dhe Dafina Zeqiri.

“Ti je dritë”, ka shkruar Fjolla, derisa Dafina i ka dhënë mbështetje përmes disa ’emoji’ në formë zemre.

Beatrix në postimin e saj ndër të tjera shprehej se jo çdo gjë është fushë me lule dhe se tranzicioni në jetën reale ka vështirësi sa i takon përshtatjes.

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” u tha se Beatrix Ramosaj është në gjendje të rënduar psikologjike dhe madje ajo mungoi të dielën në Fun Club. Ndërsa miq të saj thanësde as nuk kishin pasur mundësi të komunikonin në telefon me të.

Image
Beatrix Ramosaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat