Fejohet ylli i “Home Alone”

Bota e Yjeve

Fejohet ylli i “Home Alone”

Më: 27 janar 2022 Në ora: 07:39
Macaulay Culkin dhe e fejuara e tij

Macaulay Culkin dhe Brenda Song janë fejuar, sipas disa raportimeve të tabloideve ndërkombëtare.

Ylli i “Home Alone”, 41-vjeç, ia bëri propozimin pas lindjes së fëmijës së tyre, djalit nëntëmuajsh, Dakota, konfirmoi një burim për People të mërkurën.

Në fotot e publikuara nga E!News, Song, 33-vjeçare, u pa gjithashtu duke mbajtur një unazë diamanti ndërsa ishte në Beverly Hills, Kaliforni.

Image
Unaza

Fejesa e tyre vjen pasi dyshja mirëpritën djalin, Dakota, më 5 prill 2021, në Los Angeles.

“Ne jemi shumë të lumtur”, tha çifti në një deklaratë në atë kohë.

Djali i tyre u emërua pas motrës së ndjerë të Culkin, Dakota, e cila vdiq në vitin 2008 në moshën 29-vjeçare.

Image
Macaulay Culkin dhe e fejuara e tij

Ylli i “The Suite Life of Zack & Cody” dhe Culkin kanë qenë në lidhje për katër vjet dhe kanë qenë të hapur për dëshirën për të krijuar një familje së bashku.

Të njëjtit ndezën për herë të parë thashethemet për romancë kur u panë në një darkë në në Los Angeles në korrik të vitit 2017.

Image
Macaulay Culkin dhe e fejuara e tij

Macaulay ishte i martuar më parë me aktoren Rachel Miner nga viti 1998 deri në 2002.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat