“Kur të martohem me sheikun do ju…”/ Kejvina publikon mesazhin e ndjekësit, ja si iu përgjigj fjalëve ofenduese

Bota e Yjeve

“Kur të martohem me sheikun do ju…”/ Kejvina publikon mesazhin e ndjekësit, ja si iu përgjigj fjalëve ofenduese

Më: 27 janar 2022 Në ora: 10:16
Kejvina Kthella

Deklarata e Monika Lubonjës në BBV se ‘kosovarët shkojnë më shumë në Dubai’, ka sjellë reagimin e ish-velinës, Kejvina Kthella dhe modeles, Arta Nitaj.

Kejvina Kthella postoi një foto dhe shkroi: “Nga Dubai pra”, ndërsa u ripostua nga shoqja e saj me mbishkrimin: “Aty pra aty”, për të ironizuar atë çfarë tha aktorja në shtëpinë e famshme.

Pas këtij postimi ish-velinës i kanë dërguar mesazhe ofenduese në rrjetin social Instagram dhe ajo vendosi të publikojë një prej tyre.

Image
Postimi nga Kejvina Kthella

Ndërsa modelja e Instagram-it e ka marrë me sportivitet, duke i kthyer përgjigje: “Loti darkës, kaq po them”, teksa shkroi në postim: “Halle halle kjo dynja”.

Ajo iu drejtua ndjekësve në postime të tjera: “Mos shani më se nuk iu publikoj ju të tjerëve. Ndërsa ju që më doni e më komplimentoni, ju them që iu dua shumë. P.S.: Do ju ftoj në dasmë kur të martohem me sheikun”.

Image
Postimi nga Kejvina Kthella
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat