10 rrengjet psikologjike për t’i lexuar njerëzit si një libër i hapur

Life style

10 rrengjet psikologjike për t’i lexuar njerëzit si një libër i hapur

Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:48
Ilustrim

Ne marrim 55% të informacionit nëpërmjet komunikimit jo verbal, si për shembull lëvizjet e fytyrës dhe gjeste të tjera të trupit. Duhet t’i keni parasysh këto sinjale që njerëzit japin pa e kuptuar. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre sipas ‘The Bright side’:

1-Mbyllja e syve. Kur dikush është duke komunikuar me ju dhe mbyll sytë kjo tregon se ai është duke fshehur diçka.

2-Të mbuluarit e gojës. Ky është një gjest i mbetur nga fëmijëria, kur vendos dorën tek goja kjo tregon se po përpiqesh të mos thuash diçka.

3-Te kafshosh syzet. Nëse shikoni dikë qe është duke kafshuar pjesë të syzeve kjo tregon se diçka i shqetëson ata.

4-Të nxjerrësh ne pah fytyrën. Ky është një gjest i bërë më së tepërmi për të tërhequr gjininë e kundërt. Të mbështesësh fytyrën tek duart është njësoj si të thuash “Më shiko. Kjo jam unë”.

5-Të fërkosh mjekrën. Kur dikush fërkon mjekrën atëherë ky person është në mendime të thella.

6-Kryqëzimi i krahëve. Ky është gjesti më i përdorur nga njerëzit. Tregon se dikush është i irrituar, në humor të keq ose thjesht po përpiqet të distancohet nga njerëzit e tjerë

7-Rregullimi i qëndrimit. Kur dikush rregullon qëndrimin dhe drejton trupin tregon një interes ndaj personit me të cilin është.

8-Të shtrish trupin duke u afruar. Kur jeni me dikë dhe ju shtrini trupin tuaj ndaj atij personi duke u afruar me të tregon një pëlqim dhe interes ndaj atij personi.

9-Të mbështeturit në karrige. Kur dikush mbështetet me kurriz në karrige dhe largohet nga ju atëherë ky person është i lodhur dhe i mërzitur nga prania juaj ose biseda.

10-Të lëkundurit në majë të gishtave. Kur dikush lëkundet në majë të gishtave atëherë ai është në ankth, por nëse kërcen në maj të gishtave atëherë ai ka vetëbesim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat