Kourtney Kardashian ‘përfshiu’ edhe Shqipërinë në mbështetjen e saj për Ukrainën

Bota e Yjeve

Kourtney Kardashian ‘përfshiu’ edhe Shqipërinë në mbështetjen e saj për Ukrainën

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 07:05
Kourtney Kardashian

Rusia nisi ditën e enjte sulmet ushtarake në Ukrainë, duke u futur nga jugu, lindja dhe veriu.

Bomba e raketa të ndryshme janë parë duke fluturuar nëpër qiell, ndërsa një gjë e tillë nisi nga urdhëri i presidentit rus, Vladimir Putin.

Teksa u raportuan dhjetëra të vdekur, reagimet shqetësuese në internet po vazhdojnë akoma.

Jo vetëm të famshëm shqiptarë, por edhe shumë të huaj kanë ndarë postime të ndryshme rreth ngjarjes Rusi-Ukrainë.

Njëra prej tyre është edhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kortney Kardashian, e cila ka postuar në “Instastory” një video prekëse të një çifti në Ukrainë.

Image
Kortney Kardashian, e cila ka postuar në “Instastory” një video prekëse të një çifti në Ukrainë

Detaji që bëri më shumë përshtypje është se videoja në sfond ka këngën e Ylli Limanit me titullin “Vonë”.

Ky detaj gjithashtu nuk i ka shpëtuar as Yllit dhe fansave të këngëtarit. Ai ripostoi në Instagramin e tij, ‘story’-n që vet Kortney Kardashian shpërndau në faqen e saj, duke e etiketuar.

Image
Ylli ripostoi në Instagramin e tij, ‘story’-n që vet Kortney Kardashian shpërndau në faqen e saj

E gjithë bota është në mbështetje të Ukrainës dhe shumë vende kanë marrë ngjyrat e flamurit të Ukrainës për të shfaqur suportin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat