Shkoi në Met Gala me një fustan nusërie, Kylie Jenner tregon arsyen prekëse pas veshjes

Bota e Yjeve

Shkoi në Met Gala me një fustan nusërie, Kylie Jenner tregon arsyen prekëse pas veshjes

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:16
Kylie Jenner

Kylie Jenner i çuditi të gjithë kur u shfaq në Met Gala 2022 me një fustan nusërie. Duke ndarë disa foto nga prapaskenat në Instagram, Kylie zbuloi arsyen pse zgjodhi fustanin e nusërisë Off-White për tapetin e kuq. Ajo tregoi se veshja ishte menduar si një nderim për themeluesin e markës, Virgil Abloh, i cili u nda nga jeta në nëntor 2021, në moshën 41-vjeçare.

“Virgil dhe unë duhej të shkonim në Met së bashku përpara se ngjarja të shtyhej në vitin 2020,” shkroi Jenner. “Të festosh sonte V dhe trashëgiminë e tij të pabesueshme do të thotë gjithë botën për mua. Unë jam e përulur ta vesh këtë fustan dhe të nderoj mikun tim të bukur dhe të talentuar. Ne të ndjemë sonte Virgil dhe të duam përgjithmonë. & faleminderit të gjithë ekipit Off White!!”

Fustani i Kylie-t përfshinte një fund të fryrë dhe një bust të veshur sipër një bluze rrjetë me logon Off-White. Jenner mbajti dhe një vello bashkë me një kapele bejsbolli mbrapsht. Një pamje e ngjashme mbylli shfaqjen e vjeshtës 2022 të markës dhe ishte koleksioni përfundimtar i Abloh.

Për afterparty-n, Jenner e ndërroi fustanin me një tjetër që ngjasonte gjithashtu si fustan nusërie, po nga Off-White.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat