Trajneri i Kim Kardashian u përgjigjet kritikave për humbjen e peshës së saj për Met Gala 2022

Bota e Yjeve

Trajneri i Kim Kardashian u përgjigjet kritikave për humbjen e peshës së saj për Met Gala 2022

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:21
Kim Kardashian

Njerëzit janë ende duke folur për pamjen e Kim Kardashian në Met Gala 2022. Ndërsa së fundmi ka reaguar edhe trajneri i Kim, Don-A-Matrix, i cili ka sqaruar për TMZ humbjen e peshës së Kim për të hyrë në fustanin e Marilyn Monroe.

"Unë mendoj se një nga keqkuptimet që njerëzit kanë për Kim është se s’e dinë që ajo punon shumë, por unë isha atje gjatë procesit," tha ai. "Pra, ajo nuk vuajti urie. Dua të them, ajo ka mbajtur një dietë të ekuilibruar. Nganjëherë, ajo nuk hante aq shumë, por ajo punoi vërtet shumë."

Kur u pyet nëse Kim e humbi peshën në mënyrë të pashëndetshme, Don u përgjigj:

"Aspak. Jo nga ajo që pashë unë. Ne ushtroheshim ndonjëherë dy herë në ditë."

Ai shtoi se “është e mundur të humbësh 10 kilogramë në një mënyrë të shëndetshme”.

Në Met Gala 2022, Kim tha se ajo hoqi dorë nga karbohidratet dhe sheqeri, vrapoi shumë dhe vishte një kostum saune dy herë në ditë. Megjithatë, ajo e bëri të qartë se ende hante ushqim, duke thënë se nuk kishte vuajtur urie, por kishte qenë e rreptë.

Një ditë pas Met Gala-s, aktorja e Riverdale, Lilli Reinhart, e kritikoi Kim-in për humbjen e peshës në Instagram, duke shkruar se ishte "kaq i gabuar" shembulli që po jepte për të rinjtë.

Image
Kim Kardashian
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat