Artiste e lindur/ Dua Lipa publikon fotot e rralla nga fëmijëria e saj: Unë kam qenë gjithmonë…

Bota e Yjeve

Artiste e lindur/ Dua Lipa publikon fotot e rralla nga fëmijëria e saj: Unë kam qenë gjithmonë…

Më: 6 maj 2022 Në ora: 21:47
Dua Lipa

Edhe detaji më i vogël rreth saj përbën interes të madh për publikun tonë dhe jo vetëm.

Dua Lipa padyshim është një nga emrat me të lakuar të industrisë muzikore botërore. Ylli me prejardhje shqiptare është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.

Së fundmi ajo ka postuar disa foto tepër të veçanta. Në fakt është një album i tërë më foto të Duas, kur ishte në shkollë fillore. Ajo shihet së bashku me shoqet e saj të klasës duke pozuar si modele.

“Natën e shfaqjes sime në Londër, shoqja ime më e mirë e shkollës fillore më dha një album fotografik të mbushur me fotografi që mamaja e saj kishte bërë për ne kur ishim të vogla .Unë kam qenë gjithmonë më e vogla në klasën time”, shkruan Lipa poshtë postit të saj.

Image

Ju kujtojmë që në një nga koncertet e fundit në Londër, ylli i “Levitating” mundi të takonte në prapaskenë disa nga mikeshat e fëmijërisë, që kishin ardhur për të ndjekur përformancën e saj. Gjatë këtij ritakimi pas shumë vitesh ato i kanë dhuruar albumin fotografik, të cilin sot Dua e ndau me 82 milion ndjekësit e saj në Instagram.

Nga ana tjetër Dua Lipa po zhvillon turneun e saj “Future Nostalgia”, të albumit të saj të dytë me të njëjtin emër, i cili u publikua në vitin 2020. Por, për shkak të situatës së Covid19 u shty deri më tani.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat