Adriana Matoshi shijon jetën e natës, ndërsa duket atraktive në veshje transparente

Bota e Yjeve

Adriana Matoshi shijon jetën e natës, ndërsa duket atraktive në veshje transparente

Më: 7 maj 2022 Në ora: 08:56
Adriana Matoshi

Aktorja dhe njëherësh deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, gjatë kësaj kohe ka qenë shumë e angazhuar me punë.

Ndonëse një personazh shumë aktiv dhe në rrjete sociale, ajo publikon me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.

Kësaj radhe, artistja nga Gjilani ka shpërndarë disa video e fotografi ku shihet në një ndejë së bashku me disa nga miket e saj.

Ajo po shijon në masë të madhe jetën e natës, ndonëse momentalisht është beqare.

E njëjta muaj më parë njoftoi ndarjen nga futbollisti afrikan, Keith Groeneveld, me të cilin ka qenë në lidhje për më shumë se një vit.

Romanca e tyre u paragjykua shumë dhe u përfol në masë të madhe edhe për shkak të diferencës në moshë.

Theksojmë që Matoshi është nënë e katër fëmijëve nga një marrëdhënie e mëparshme me biznesmenin nga Gjilani, Albert Sylejmani.

Image
Adriana Matoshi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat