Kim Kardashian nuk veshi vetëm një, por dy fustane të Marilyn në Met Gala

Bota e Yjeve

Kim Kardashian nuk veshi vetëm një, por dy fustane të Marilyn në Met Gala

Më: 9 maj 2022 Në ora: 06:39
Kim Kardashian

Pasi kaloi në tapetin e kuq me fustanin ikonik nga Jean Louis që Marilyn Monroe veshi për t'i kënduar "Happy Birthday, Mr. President" John F. Kennedy në 1962, Kim Kardashian u ndërrua për të veshur një fustan të dytë të Monroe.

“Për të përmbyllur natën time pas The Met, pata nderin të ndërrohem dhe të vesh fustanin Norman Norell të Marilyn Monroe, që ajo veshi në Golden Globes në vitin 1962, kur mori çmimin Henrietta për Filmin Botëror të Preferuar”, shkroi Kardashian. "Në kërkim për të gjetur fustanin me rruaza të Jean Louis që vesha në gala, zbulova se @heritageauctions zotëronte fustanin ikonik të Marilyn-it me temina jeshile."

Gjatë së njëjtës intervistë, ajo zbuloi gjithashtu se kishte në posedim edhe një kopje të fustanit jeshil të Golden Globes, megjithatë theksoi se mund ta vishte atë vetëm për të ngrënë pica në dhomën e hotelit.

Kim u përball me kritika të shumta kur u shfaq e veshur me fustanin e Monroe në tapetin e kuq të hënën. Ndërsa muzeu ia huazoi veshjen Kardashian për Met Gala, ai ia ndaloi asaj të bënte çfarëdo ndryshimi. Kim humbi 7 kg me një dietë rraskapitëse dhe regjim ushtrimesh për t'u siguruar që fustani do t’i bënte.

Për më tepër, ajo e veshi origjinalin vetëm në tapetin e kuq të Met dhe më pas, për darkën dhe për të kërcyer, Kim veshi një kopje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat