Rita Ora shijon mëngjesin në krahët e të dashurit në Los Angeles, dyshja fotografohen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit

Bota e Yjeve

Rita Ora shijon mëngjesin në krahët e të dashurit në Los Angeles, dyshja fotografohen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit

Më: 9 maj 2022 Në ora: 08:43
Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita Ora dhe Taika Waititi dukeshin të dashuruar si kurrë më parë teksa largoheshin nga mëngjesi në Los Angeles të dielën.

Çifti prej një kohe të gjatë, ishin ngjitur për njëri-tjetrin, ndërsa aktori i filmit “Thor” kishte mbështjellë një krah rreth qafës së këngëtares.

Të dy treguan stilin e tyre sportiv, teksa ecnin me tuta dhe kapele bejsbolli në kokë, si dhe atlete, shkruan DailyMail.

Rita dukej sportive e veshur me tuta të zeza të ngushta dhe një xhaketë të zezë me zinxhir.

Ajo i shtoi pamjes më shumë shkëlqim me një palë atlete të zeza të markës “Nike” dhe e përfundoi dukjen me një kapele të zezë që mbulonte flokët e saj bionde.

Ajo i la që kaçurrelat e saj të lirshme, të gjata dhe natyrale të binin të lirshme mbi supet e saj.

Këngëtarja shqiptare mbronte sytë nga dielli me një palë syze të zeza dizenjatore me kornizë floriri.

Ajo futi një çantë të zezë nën krah dhe mbajti me vete një kuti me ushqime të mbetura nga mëngjesi.

Trajnerja e “The Voice Australia” doli pa makijazh, duke zgjedhur të nxjerrë në pah bukurinë e saj natyrale.

I dashuri i saj mbante kapelën gri mbrapsht në kokën e tij me flokë të thinjura.

Njashtu si e dashura e tij, regjisori dhe aktori kishte vendosur një palë syze të errëta.

Taika tregoi sensin e tij të modës i veshur me një bluzë me grafit të Tupac-ut dhe pantallona të errëta që i kombinoi me atlete të bardha.

Ai e mbylli pamjen me një këmishë-xhaketë blu me kopsa që kishte disa arna mbi të.

Waititi mbante në dorë një orë dhe i qëndroi pranë zonjës së tij ndërsa ata u ndanë duke i dhuruar nga një buzëqeshje njëri-tjetrit në lagjen e modës Los Feliz të LA.

Dyshja u takuan katër vjet më parë dhe ishin miq përpara se lidhja e tyre të bëhej romantike një vit më parë.

Vitin e kaluar, Ora zbuloi për The Independent se ajo ngriu qelizat e saj vezë me shpresën për të ndërtuar një familje në të ardhmen.

Ajo i tha mediumit britanik se do të donte të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu u shpreh për romancën e saj me Taikan, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” kur ajo shkoi në Australi.

31-vjeçarja shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes dhe ta ‘mbrojë atë’, përpara se të thotë se ka ndryshuar mënyrën se si tashmë i sheh lidhjet e saj.

“Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha ditur nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat