Mamaja e Dj Dagz festoi ditëlindjen në Tiranë, pjesë e familjes dhe Einxhel Shkira

Bota e Yjeve

Mamaja e Dj Dagz festoi ditëlindjen në Tiranë, pjesë e familjes dhe Einxhel Shkira

Më: 9 maj 2022 Në ora: 12:33
Dj Dagz dhe Einxhel

Çifti Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër më të pëlqyerit për publikun. Marrëdhënia e tyre duket se po shkon goxha mirë dhe gjërat janë bërë më serioze se ç’prisnim.

Ditën e djelë, mamaja e Dj Dagz ka festuar ditëlindjen e saj ku janë mbledhur e gjithë familja së bashku duke drekuar në një restorant në Dajt.

Motra e Dagzit, Aurora Gumnishta ka postuar në rrjetet sociale  një foto ku ka uruar të ëmën e saj dhe video nga ambient i lokalit.

Image
Aurora Gumnishta/ Instagram

Pjesë e tyre ishte dhe moderatorja dhe këtë gjë e bëri të ditur partneri i saj nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Duket se përvec bekimit të babait të Einxhel i cili disa ditë më parë komentoi në foton e çiftit “Yjeee”, tashmë ata kanë marrë dhe miratimin e familjes së artistit.

Image
Aurora Gumnishta/ Instagram

Kujtojmë se Einxhel ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë me Dj Dagz. Sipas saj ajo tashmë ka kohën e duhur dhe nuk dëshiron që të gjithë energjinë e saj ta fokusoj vetëm tek karriera.

Image
Dj Dagz dhe Einxhel

Ajo shtoi se dhe Dagz dëshiron diçka të tillë dhe se do të jenë prindër shumë të hapur për fëmijën e tyre.

“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”.- është shprehur moderatorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat