Fjolla Morina përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur këngëtares! Vajza e saj …

Bota e Yjeve

Fjolla Morina përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur këngëtares! Vajza e saj …

Më: 14 maj 2022 Në ora: 13:16
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka përfunduar në spital. Ishte vetë Fjolla Morina e cila zbuloi se po merr ndihmë mjekësore në një postim në InstaStory. 

Këngëtarja publikoi video teksa bën serum ndërsa pranë i qëndron vajza e saj, e cila kujdeset për të.

Vogëlushja shihet e ulur mbi jastëk dhe i fërkon kokën të ëmës. Nuk dihet ende se çfarë i ka ndodhur këngëtares, e cila muajt e fundit është përballur me probleme me drejtësinë.

Image
Fjolla Morina nga spitali

Pasi u arratis nga Shqipëria, ajo u shoqërua në policinë e Kosovës vetëm pak ditë më parë.

“Personi i përmendur është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit është lënë e lire”, tha zëdhënësi i policisë.

Menjëherë pas lajmit reagoi edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi një foto nga dyqani i saj në Kosovë krahas së cilës shkroi: “Tek dyqani jam”.

Image
Fjolla Morina nga spitali

Ndërkohë mësohet se Fjolla Morina po shijon një tjetër lidhje dashurie pas ndarjes nga biznesmeni Fisnik Syla.

Së fundmi është shfaqur e ulur në pjesën e pasme të makinës së mbushur me trëndafila dhe tullumbace të kuqe në formë zemre.

Bëhet me dije se tashmë këngëtarja ka hedhur pas krahëve historinë me Fisnik Sylën, për t’u hedhur në krahët e një tjetër biznesmeni.

Lidhja, e cila ka pak kohë që ka nisur, duket se është intensive, pasi e ka shkëputur Fjollën nga të gjitha angazhimet e saj, duke u fokusuar vetëm te mashkulli, që po e llaston me dhurata luksoze.

Image
Fjolla Morina

Edhe lidhja me Fisnikun nisi me dhurata dhe dedikime plot dashuri, por u përmbyll me akuza të rënda nga të dyja palët.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i dhanë fund martesës vetëm një vit pas dasmës përrallore në Maldive. Ishte biznesmeni që konfirmoi thashethemet që qarkullonin duke thënë se ishte më i lumtur se kurrë. Mirëpo, Fjolla nuk ka kursyer as thumbat ndaj ish-partnerit të saj.

“Nëse keni humbur një tradhtar, mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, kurse ti një mashtrues”, tha Fjolla pak ditë më parë, duke nënkuptuar se e kishte për Fisnikun.

Por së fundmi, Fisniku ka folur për deklaratën e bërë nga këngëtarja: “S’kam koment. As i kam dëgjuar këto gjëra dhe as nuk merrem fare me këto gjëra. Kur je në lidhje me dikë, i thua shpirt, zemër, jetë, por kur ndahesh, nis e shan. Të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk jam ashtu njeriu dhe nuk shaj dikë me të cilin dikur kam ngrënë, pirë e qëndruar me të. Ka mbaruar dhe kaq.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat