Pozon sipër një divani, Enca ia vë ‘flakën’ rrjetit me fotografinë në të brendshme

Bota e Yjeve

Pozon sipër një divani, Enca ia vë ‘flakën’ rrjetit me fotografinë në të brendshme

Më: 14 maj 2022 Në ora: 15:07
Enca

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar në rrjete sociale e faqet rozë.

Ajo ditë më parë njoftoi ndjekësit se është bërë banore rezidente e Shteteve të Bashkuara Arabe, duke qenë se një pjesë të madhe të kohës e kalon në Dubai.

Krahas kësaj, ajo merr shpesh vëmendje edhe me postimet që publikon gjegjësisht imazhe provokuese.

E tillë është shfaqur edhe në një të radhës, ku ka pozuar e shtrirë sipër një divani me të brendshme ngjyrë vjollcë.

“Humbja jote, jo e imja”, ka shkruar ajo.

Image
Enca

Ndërkohë, komplimentet në pjesën për komente nuk munguan nga miqtë e ndjekësit.

Postimi për një periudhë të shkurtër gjithashtu mblodhi mijëra pëlqime.

Image
Enca

Ajo këtë kohë duhet theksuar se ka qenë më e distancuar nga projektet muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat