Fotoja më perfekte që mund të ekzistojë është ajo e Kylie Jenner-it në patentën e saj

Bota e Yjeve

Fotoja më perfekte që mund të ekzistojë është ajo e Kylie Jenner-it në patentën e saj

Më: 16 maj 2022 Në ora: 06:19
Kylie Jenner

Lërjani në dorë Kylie Jenner-it nëse doni të dini sesi duhet të pozoni për të shkrepur foton perfekte në lejen e drejtimit.

24- vjeçarja, zbuloi për fansat foton e patentës së saj të re të shoferit në Kaliforni, përmes Instagramit ditën e sotme. Natyrisht, fansat nuk mund të mos mrekulloheshin për ID-në “perfekte” dhe “magjepsëse” në seksionin e komenteve.

“Do të doja që ID ime të ishte kaq e përsosur”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër e përshkroi foton si “një nga fotot më ikonike”.

Më vonë, Jenner ndau një foto të saj dhe vajzës 4-vjeçare, Stormi, duke u shoqëruar në një avion privat.

Ndërsa ajo nuk zbuloi se ku po shkonin, ka të ngjarë që ato po shkojnë drejt Las Vegas-it për të parë performancën e Travis Scott në Billboard Music Awards 2022.

“Vajzat e mrekullueshme”, ka shkruar Jenner foton e ëmbël nënë-bijë.

Postimet e reja të Jenner-it vijnë vetëm disa ditë pasi ylli i “Kardashians” u tha ndjekësve të saj në TikTok se ajo po ndihej vetvetja pasi lindi djalin e saj tre muaj më parë.

“Megjithatë, po e kthej personalitetin tim. Po ndihem përsëri vetvetja“, tha ajo.

Fansat janë ende duke pritur me durim për të zbuluar emrin e ri që Jenner dhe Scott i kanë dhënë djalit të tyre, pasi më parëe pagëzuan me  emrin Wolf  por më pas ndryshuan mendje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat