Dua Lipa duket në humor të mirë, ndërsa shihet në krahët e stilistit Simon Porte në Paris

Bota e Yjeve

Dua Lipa duket në humor të mirë, ndërsa shihet në krahët e stilistit Simon Porte në Paris

Më: 16 maj 2022 Në ora: 14:13
Dua Lipa dhe Simon Porte Jacquemus

Dua Lipa dukej me stil teksa doli në Paris me shokun e saj, stilistin Simon Porte Jacquemus të dielën.

Këngëtarja 26 vjeçe, e cila ndodhet në kryeqytetin francez, ndërsa turneu i saj “Future Nostalgia” vazhdon nëpër Evropë, kishte veshur një bluzë kafe të pastër dhe xhinse.

Dua dukej plot humor teksa shkëlqente dhe kompletoi pamjen e saj me taka me shkëlqim argjendi dhe floriri, ndërsa mbante një çantë të vogël të zezë, shkruan DailyMail.

Image
Dua Lipa dhe Simon Porte Jacquemus

Ajo e aksesoi pamjen e saj elegante në mënyrë perfekte me një palë syze dhe kishte vënë shumë pak makijazh.

Ndërkohë, themeluesi i markës “Jacquemus”, Simon, 32 vjeç tërhoqi vëmendjen me një këmishë rozë të ndezur, bluzë të bardhë dhe xhinse të gjera ngjyrë krem.

Image
Dua Lipa dhe Simon Porte Jacquemus

Dyshja dukej se po shijonin motin e ngrohtë dhe me diell të majit, ndërsa darkuan në një treg ushqimor në natyrë përpara se të bashkoheshin me një grup miqsh të tjerë.

Image
Dua Lipa dhe Simon Porte Jacquemus

Dua më pas e përfundoi ditën e saj duke bërë xhiro nëpër qytet me ‘Porsche’-në e verdhë të ndezur të Simon.

Lipa është duke mbajtur turneun e saj “Future Nostalgia” në Evropë, pas një sërë koncertesh në kontinentin amerikan.

Image
Dua Lipa dhe Simon Porte Jacquemus

Albumi i saj i dytë “Future Nostalgia” u publikua në mars të vitit 2020 dhe fitoi tri çmime “Grammy” në ceremoninë e vitit 2021.

Image
Dua Lipa dhe Simon Porte Jacquemus

Turneu “Future Nostalgia” do të vazhdojë deri në fund të vitit, me ndalesa të ardhshme në Kanada, Amerikën Latine dhe Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat