Fifi shfaqet e lumtur në krahët e partnerit

Bota e Yjeve

Fifi shfaqet e lumtur në krahët e partnerit

Më: 16 maj 2022 Në ora: 18:14
Fifi dhe Adisi

Artistja shqiptare, Fifi prej vitesh ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme ndërsa mbetet e kërkuar dhe e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Këngëtarja nga Ferizaj numëron hite të shumta dhe vlerësohet edhe për zërin unik dhe tekstet që trajtojnë që përcjellin mesazhe dashurie.

Por, përveç karrierës muzikore, Fifi prej muajsh po e përjeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

Image
Fifi dhe Adisi

Çifti i ri janë pothuajse të pandashëm dhe nuk mungojnë as postimet dhe dedikimet romantike për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Së fundmi ishte Fifi ajo që ka postuar disa imazhe ku shihet përkrah partnerit të saj, ndërsa shihet në përqafim të tij.

Image
Fifi dhe Adisi

“A mundem me të shajt edhe prap me të dasht”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotografive.

Ndryshe, Fifi aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Gent Fatalin “Pikturë”, teksa ka paralajmëruar se po punon për një projekt të ri muzikor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat