Presidentja Osmani në rreshtin e parë të sfilatës nga Valdrin Sahiti

Bota e Yjeve

Presidentja Osmani në rreshtin e parë të sfilatës nga Valdrin Sahiti

Më: 16 maj 2022 Në ora: 22:15
Vjosa Osmani

Sonte po zhvillohet pasarela e shumëpritur e Valdrin Sahitit ku po prezanton edhe koleksionin e tij të ri.

Një mbrëmje gala e përgatitur deri në detajin më të vogël, të ftuarit e parë kanë shkelur në tapetin e kuq dhe u ndalën për fotografi.

Pas tapetit të kuq, të ftuarit vijuan brenda arenës ku u zhvillua edhe sfilata e shumëpritur e Sahitit.

Presidenta Vjosa Osmani ishte prezente gjatë sfilatës dhe ishte ulur në rendin e parë. Afër saj ishte edhe bashkëshortja e stilistit, Edita dhe vogëlushja e çiftit, Bella. Gjithashtu, afër presidentes ishte e ulur edhe nëna e Valdrin Sahitit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat