Aktori turk i njohur për rolin “Mehmet Kosova” bëhet baba për herë të dytë

Bota e Yjeve

Aktori turk i njohur për rolin “Mehmet Kosova” bëhet baba për herë të dytë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:03
Kenan Imirzalioglu dhe gruan e tij

Aktori turk dhe prezantues i programit “Kush dëshiron të bëhet milioner”, Kenan Imirzalıoglu dhe gruaja e tij aktore, Sinem Kobal janë bërë prindër sërish.

Çifti i njohur turk kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, mësohet se çifti i njohur u bën prindër të një vajze ditën e djeshme(e hënë).

Aktorja e njohur dhe vajza e saj thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa dyshja e pagëzuan vajzën e tyre të dytë me emrin Leyla.

Imirzalioglu i cili nuk kurseu asnjë shpenzim për gruan e tij Sinem dhe vajzën e tyre të parë Lalin, para lindjes së fëmijës së dytë kishte zëvendësuar shtëpinë në Stamboll me një më të madhe.

Image
Kenan Imirzalioglu dhe gruan e tij

Theksojmë që Sinem dhe Kenan kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni të thjeshtë në ishullin Cunda në vitin 2016.

Ata u bën prindër për herë të parë më 21 tetor 2020, shkruan Sabah.com.tr.

E njohur si aktore, jeta artistike e Sinem Kobal nis me kërcimin, ajo filloi arsimin e saj për baletin në shkollën e baletit ‘Yıldız Alper’ në moshën katër vjeçare dhe vazhdoi për tetë vjet.

Sinem nisi karrierën e saj të aktrimit me shkollimin që mori në Teatrin Dormen, filloi të merrte pjesë për herë të parë në serialin televiziv “Nanny” në moshën 13-vjeçare.

Image
Sinem Kobal

 

Aktorja u bë e famshme duke luajtur një personazh të quajtur Selena në një serial fantazi të quajtur me të njëjtin emër.

Ndërkaq, Kenan në vitin 1997 përfaqësoi Turqinë në konkursin e 10-të “Best Model of the World” dhe fitoi vendin e parë.

Ai luajti në seriale televizive dhe filma, aktori është më i njohur për portretizimin e personazheve që kërkojnë trimëri dhe hakmarrje.

Imirzalioglu u bë i njohur në Turqi me rolet e saj në serialet Deli Yürek (1998-2002), Ezel (2009-2011), Karadayı (2012-2015).Teksa me rolin e “Mehmet Kosovës” në serialin dramatik “Acı Hayat”, i cili u transmetua në vitet 2005-2007 u bë i njohur edhe në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat