Dua Lipa vazhdon turneun “Future Nostalgia” me koncertin e radhës në Amsterdam

Bota e Yjeve

Dua Lipa vazhdon turneun “Future Nostalgia” me koncertin e radhës në Amsterdam

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:21
Dua Lipa

Ajo është mbi tre muaj në turneun e saj të shumëpritur “Future Nostalgia”, i cili u shty disa herë për shkak të pandemisë COVID-19.

Dhe të martën në mbrëmje (17 maj), Dua Lipa argëtoi fansat e saj holandezë për natën e dytë me në Ziggo Dome të Amsterdamit, ku u ngjit në skenë me një kostume rozë të mrekullueshme.

Këngëtarja e muzikës pop, 26 vjeçe performoi një varg hitesh të saj, duke përfshirë “New Rules”, “Levitating” dhe bashkëpunimin e saj me Calvin Harris,”One Kiss”.

Image
Dua Lipa

Veshja e Duas u plotësua me doreza të ngjashme, të cilat i vinin deri te parakrahët dhe ajo mahnitëse në skenë me veshjen që e përshtati me çizmet e saj me taka po ashtu rozë, shkruan DailyMail.

Image
Dua Lipa

Sikur veshja e saj të mos binte mjaftueshëm në sy, fituesja gjashtë herë e çmimit “Brit” shtoi një makijazh të theksuar me nuanca blu.

Ajo lejoi që flokët e saj të zi të ishin në formë valëzimi dhe i la të lira mbi supe, gjë që ishte pamja perfekte kur ajo u përfshi nga dy kërcimtarë.

Image
Dua Lipa

Koncerti vjen pasi Dua Lipa kanalizoi Harry Styles, teksa ajo rikrijoi videon e tij në prapaskenë, e cila tregonte yllin e popit duke u përqafuar me një fëmijë teksa ai filmonte videoklipin e tij muzikor për “As It Was”.

Krijuesja e hiteve shqiptaro-britanike ka postuar në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë një sërë fotosh të adhurueshme të saj me fëmijën e kushërirës së saj Deja Duraku.

Ylli shihet teksa ngriti fëmijën mbi supet e saj në një lëvizje që të kujton klipin tashmë viral të ish-krijuesit të “One Direction”.

Ajo postoi për 83.1 milionë ndjekësit e saj me mbishkrimin: ‘Jam kthyer me mikun tim të vogël në detyrat e teze’.

Image
Dua Lipa

Dua dukej në elementin e saj teksa kishte përqafuar kushërirën e saj të vogël duke ndarë disa ‘selfies’ simpatike.

Ajo e mbajti fëmijën me dashuri, duke luajtur rolin e tezes, duke e lëvizur nga njëra anë në tjetrën në një fushë tenisi në kryeqytetin holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat