Partneri i Genta Ismajlit realizon tatuazh simbolin e shqiponjës në trup

Bota e Yjeve

Partneri i Genta Ismajlit realizon tatuazh simbolin e shqiponjës në trup

Më: 20 maj 2022 Në ora: 20:34
Genta Ismajli dhe Huseyin Usta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është duke e shijuar pafundësisht ndjenjën e mëmësisë.

Sivjet, ajo dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, u bënë prindër për herë të parë.

Çifti u bënë prindër të binjakëve: djalë dhe vajzë, të cilët i pagëzuan me emrat Ivy Blue dhe Icon.

Ndonëse i përkasin etnive të ndryshme, çifti Ismajli dhe Usta kanë gjetur më së miri gjuhën e përbashkët mes tyre.

Madje si shenjë respekti për atdheun e gruas së tij, Huseyin ka realizuar tatuazh në krahun e tij simbolin e shqiponjës.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes publikimit të një fotografie në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shihet duke mbajtur në krah vajzën e tij.

Image
Huseyin Usta

Huseyin Usta bën tatuazh simbolin e shqiponjës (Për mos-cenim të privatësisë nuk zbulojmë fytyrën e foshnjës)

Në shpatullën e djathtë vërehet qartë simboli i shqiponjës dy-krenare, të cilën biznesmeni turk duket se e ka realizuar kohëve të fundit.

Image
Genta Ismajli dhe Huseyin Usta

Çifti përndryshe bëjnë një jetë mes tri shteteve: Zvicrës, Kosovës dhe Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat