Onati ndahet nga e dashura e tij prej shumë vitesh

Bota e Yjeve

Onati ndahet nga e dashura e tij prej shumë vitesh

Më: 20 maj 2022 Në ora: 23:58
Onat

Reperi i famshëm Onat duket se i ka ndarë rrugët me ish-të dashurën e tij, Fortesa Jakupin.

Çifti i cili kanë qenë në lidhje prej shumë vitesh, duket se kanë ndërmarrin hapin drejt ndarjes kohëve të fundit.

Burimet e emisionit Prive, kanë konfirmuar lajmin duke i cilësuar si të vërteta zërat për ndarjen.

Image
Onati dhe Fortesa Jakupi (Foto: Arkiv)

Onat i cili i ka qenë gjithnjë më i rezervuar sa i përket jetës private, i ka pasur gjithnjë të rralla paraqitjet publike apo ato në rrjetet sociale me të dashurën e tij.

Ai për momentin duket më shumë i fokusuar në karrierë, pasi ka paralajmëruar se nesër (e diel) do të sjell në treg këngën e tij më të re në bashkëpunim me Cozmanin.

Kënga me titull “Dysho”, i rikthen në bashkëpunim dy reperët e label-it ‘BabaStars’ pas një kohe relativisht të gjatë.

Image
Onati
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat