Xhensila Myrtezaj duket joshëse me fustanin e shkurtër ngjyrë rozë

Bota e Yjeve

Xhensila Myrtezaj duket joshëse me fustanin e shkurtër ngjyrë rozë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:22
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj është një prej emrave më të komentuar në estradë.

Krahas një karriere të suksesshme, artistja përfolët edhe për jetën e saj private dhe natyrisht stilin e veçantë të veshjes.

Me një dukej unike, 29-vjeçarja u shfaq edhe në disa imazhe që ndau së fundmi me fansat në llogarinë  e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 1.7 milion persona.

Image
Xhensila Myrtezaj

Krijuesja e hitit “Vespa” pozoi me një fustan të shkurtër dhe mëngë të gjatë dhe dorëza i cili ishte i hapur dhe zbulonte dekoltenë e saj.

Këtë pamje ajo e përshtati me një palë atlete sportive, ndërsa shihet me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata të valëzuara i la të kapura lartë.

Image
Xhensila Myrtezaj

Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Xhensilës është bashkëpunimi me Elgit Dodën “A e din”, projekt ky që u prit mirë nga ana e fansave dhe deri më tani ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat