Heidi Lushtaku del edhe në një paraqitje tjetër me djalin e saj të porsalindur

Bota e Yjeve

Heidi Lushtaku del edhe në një paraqitje tjetër me djalin e saj të porsalindur

Më: 23 maj 2022 Në ora: 23:21
Heidi Lushtaku me familje

Modelja shqiptare, Heidi Lushtaku është parë plot jetë në një dalje publike sot me djalin e porsa lindur, emrin e të cilit ajo nuk e ka bërë të ditur 

Për shumë kënd lindja e një djali e modelës kosovare Heidi Lushtaku ishte befasi, pasi që modelja kosovare nuk kishte paralajmëruar se është në lidhje me dikë, aq më pak me një futbollist të njohur si turku Merih Demiral.

Ish e fejuara e Haxhi Krasniqit sot është parë në element gjatë një shëtitje në një fshat të gjelbër dhe piktoresk të rrethuar me vreshta të ndryshme rrushi. 

“Gjelbër, elementi i jonë”, ka shkruar ajo. 

Image
Heidi Lushtaku me familje

Të premten e kaluar, Demiral dhe Heidi publikuan foto që lajmëronin ardhjen në jetë të djalit të tyre. 1

“Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi 24-vjeçari krahas fotografive të publikuara.

Image
Heidi Lushtaku me familje

Çifti ende nuk e kanë bërë publik emrin e fëmijës së tyre, për të cilin u tha se kishte lindur një muaj më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat