Modelja shqiptare dhe menaxheri i Butrint Imerit bëjnë publike lidhjen

Bota e Yjeve

Modelja shqiptare dhe menaxheri i Butrint Imerit bëjnë publike lidhjen

Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:42
Dorina Gegiçi

Modelja shqiptare, Dorina Gegiçi dhe menaxheri i këngëtarit Butrint Imeri, Denis Avdiu kanë konfirmuar lidhjen e dashurisë.

Romanca e tyre u bë publike përmes një postimi që menaxheri dhe themeluesi i kompanisë muzikore “AVD Digital” ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Teksa publikoi një fotografi ku shihet në një dhomë gjumi përkrah modeles, Denisi i ka uruar ditëlindjen partneres së tij.

Image
Dorina Gegiçi dhe Denis Avdiu

“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit bashkangjitur me një ‘emoji’ zemre.

I njëjti postim u shpërnda edhe nga modelja, e cila ka shkruar: ‘të dua’, sipër fotografisë.

Image
Denis Avdiu

Ndërkohë të shumta ishin edhe urimet nga ana e miqve të çiftit të cilët i uronin për marrëdhënien e re.

Ndryshe, kujtojmë që Dorina mbetet një prej modeleve më të kërkuara shqiptare dhe imazh i markave të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat