Billie Eilish flet për sindromën nga e cila vuan dhe pse ofendohet kur njerëzit reagojnë duke qeshur

Bota e Yjeve

Billie Eilish flet për sindromën nga e cila vuan dhe pse ofendohet kur njerëzit reagojnë duke qeshur

Më: 25 maj 2022 Në ora: 08:47
Billie Eilish

Billie Eilish bëri një rrëfim të sinqertë për jetën me Sindromën Tourette. Këngëtarja 20-vjeçare foli për çrregullimin neurologjik gjatë një paraqitjeje në premierën e sezonit 4 të David Letterman të "My Next Guest Needs No Introduction".

"Jam shumë e lumtur të flas për këtë," tha ajo pasi përjetoi një tik. "Në fakt më pëlqen shumë t'u përgjigjem pyetjeve në lidhje me të, sepse është shumë, shumë interesante dhe jam tepër e hutuar prej saj dhe nuk e kuptoj."

Eilish shpjegoi se tikat e saj përfshijnë tundjen e veshëve dhe ngritjen e vetullave, si dhe kërcitjen e nofullës dhe përkuljen e krahut.

"Këto janë gjëra që nuk do t'i vini re kurrë nëse thjesht po bëni një bisedë me mua, por për mua, ato janë shumë rraskapitëse," shtoi ajo.

Eilish tha se ajo i përjeton tiket më pak kur "përqendrohet" në detyrat e përditshme.

"Nëse më filmoni për një kohë të gjatë, do të shihni shumë tik," -tha ajo, duke folur edhe për reagimet me të cilat është përballur si rezultat i çrregullimit të saj. “Mënyra më e zakonshme se si njerëzit reagojnë është duke qeshur, mendojnë se po përpiqem të jem qesharake. Dhe unë ofendohem jashtëzakonisht nga kjo. Ajo që është për të qeshur është se kaq shumë njerëz kanë atë që ju nuk do ta dini kurrë.”

Këngëtarja është diagnosikuar me sindromën Tourette kur ishte 11 vjeçe.

Image
Billie Eilish
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat