Katie Holmes bën daljen e parë në tapetin e kuq me partnerin e ri

Bota e Yjeve

Katie Holmes bën daljen e parë në tapetin e kuq me partnerin e ri

Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:16
Katie Holmes dhe i dashuri i saj i ri, Bobby Wooten III

Katie Holmes dhe i dashuri i saj i ri, Bobby Wooten III, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift. Aktorja 43-vjeçare dhe muzikanti, 33 vjeç, morën pjesë në galanë e 25-vjetorit të Moth Ball mbrëmë në Spring Studios në Nju-Jork.

Holmes kishte veshur një fustan të verdhë, ndërsa Wooten ishte veshur me një kostum të gjelbër.

Dalja e parë e tyre në tapetin e kuq vjen një muaj pasi konfirmuan romancën me një shëtitje në Central Park, ku shkëmbyen puthje e përqafime. Wooten u takua me nënën e Holmes, Kathy, e cila u bashkua me ta në park.

Kjo shënon marrëdhënien e parë publike të Holmes që nga ndarja nga shefi i kuzhinës Emilio Vitolo Jr. në maj 2021. Para Vitolo-s, Holmes ishte në lidhje me Jamie Foxx për gjashtë vjet. Rikujtojmë që aktorja ka qenë e martuar me Tom Cruise nga viti 2006 deri në 2012-ën. Ata kanë bashkë një vajzë 16-vjeçare, Suri Cruise.

Image
Katie Holmes dhe i dashuri i saj i ri, Bobby Wooten III
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat