Kylian Mbappé nis pushimet, fotografohet në momente të nxehta në shoqërinë e vajzave seksi në Kanë

Bota e Yjeve

Kylian Mbappé nis pushimet, fotografohet në momente të nxehta në shoqërinë e vajzave seksi në Kanë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kylian Mbappé po kalon një periudhë absolutisht të ‘çmendur’.

Ylli i ‘Bluve’ është në një pikë kthese në karrierën e tij dhe së fundmi i është dashur të zgjidhë mes qëndrimit në klubin e tij aktual, Paris Saint-Germain dhe largimit drejt Real Madrid. Një zgjedhje e vështirë, por më në fund sulmuesi 23-vjeçar vendosi të qëndrojë edhe tre vite në klubin e vendlindjes.

Një çështje që pati ndërhyrje në nivelin më të lartë të shtetit pasi Presidenti i Republikës Franceze, Macron, personalisht e këshilloi lojtarin për zgjedhjen e tij. Tashmë i qetë dhe i lumtur që ka zgjatur kontratën e tij në kryeqytet, bashkëlojtari i Neymar dhe Messit mund të shijojë disa javë pushime të merituara.

A ka mënyrë më të mirë për t’u çlodhur sesa të shkoni për një xhiro në Croisette, mes yjeve dhe fansave që kërkojnë autografe?! Pas mbylljes së pushimeve, Kylian Mbappé vendosi të nisej drejt jugut të Francës. Kampioni i botës ka shkuar në Festivalin e Filmit në Kanë që po mbahet këto ditë. Ai nuk shkoi vetëm pasi shoku i tij Achraf Hakimi e shoqëroi në këtë arratisje të vogël në Kanë.

Pasi u shfaq mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq e u pa në shoqërinë e yjeve si Leo DiCaprio, Eva Longoria etj. sot ai është fotografuar në plazh me disa miq në shoqërinë e disa vajzave seksi. Numri 7 i PSG shihet në momente të nxehta duke qeshur e mbajtur në krah bukuroshet.

Identiteti i tyre nuk është zbuluar ende nga mediat, por pushimet e Mbappé janë gjithmonë të tilla, të çmenduara, në plazh me vajza seksi.

Mbappé tronditi Realin të shtunën e kaluar duke firmosur kushtet e reja për të qëndruar në ‘Parc des Princes.’ “Dua të njoftoj se kam zgjedhur të zgjas kontratën time me Paris Saint-Germain, dhe sigurisht jam i kënaqur. Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem në një klub që ofron gjithçka të nevojshme për të performuar në nivelin më të lartë. Jam gjithashtu i kënaqur që vazhdoj të luaj në Francë, vendi ku kam lindur, ku jam rritur dhe ku kam bërë emrin tim. Dëshiroj të falënderoj Presidentin Nasser Al-Khelaifi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin e tij. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj të gjithë tifozët e Paris Saint-Germain, si në Francë ashtu edhe në mbarë botën, për mbështetjen e tyre, veçanërisht në muajt e fundit. Së bashku, krah për krah dhe ambicioz, do të bëjmë magji në Paris.”- tha ai gjatë deklaratës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat