Tayna vë në fokus linjat tërheqëse të trupit

Bota e Yjeve

Tayna vë në fokus linjat tërheqëse të trupit

Më: 28 maj 2022 Në ora: 11:16
Tayna dhe Marin

Reperja e njohur, Tayna së fundmi ka sjellur bashkëpunimin e ri më reperin, Marin.

Dyshja lansuan këngën “Alpha & Omega” që po pritet mirë nga ana e fansave të tyre dhe deri më tani ka shkuar në mbi 700 mijë klikime në kanalin e YouTube.

Por, krahas këngës paraqitja e reperes nga Prizreni mori gjithashtu vëmendje dhe u komentua pasi ajo dukej joshëse dhe e veshur me shumë stil.

Image
Tayna

Disa fotografi të shkëputura nga xhirimet e klipit, Doruntina Shala (emri i plotë) solli edhe së fundi në llogarinë e saj të Instagramit.

Reperi pozoi e veshur me një plotë të shkurtër me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë që e kombinoi me xhinse me model të ngjashëm dhe atlete.

Image
Tayna

Pamja atraktive e krijuese së hitit “Columbiana” u kompletua edhe me flokët e saj të gjata kaçurrele, grim të theksuar dhe aksesor.

Tayna dukej e mahnitshme teksa fokusin kryesor e kishin linjat e saj tërheqëse të trupit, ndërsa nuk munguan as komente dhe pëlqimet e shumta nga ana e fansave.

Ndryshe, reperja mbetet e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore teksa është drejt finalizimit të albumit të parë në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat