‘Dubai Porta Potty’/ Ish-banorja e “Big Brother” flet për skandalin: Nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë është

Bota e Yjeve

‘Dubai Porta Potty’/ Ish-banorja e “Big Brother” flet për skandalin: Nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë është

Më: 28 maj 2022 Në ora: 13:33
Fjorentina Halili

Megjithëse asgjë nuk është e vërtetuar dhe ka disa kohë që është publikuar, “Dubai Porta Potty” është ende temë diskutimi në rrjetet sociale. Buja e këtij skandali ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë mbajtur një qëndrim lidhur me këtë fakt.

Një ndër ta është edhe ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili, e cila ishte e ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, në News 24. Tema e diskutimit në emision ishte pikërisht “Dubai Porta Potty” dhe që në nisje të programit, ish-banorja e konsideroi si “diçka të shpifur” këtë skandal.

“Një gjë shumë e shpifur, nuk do e kisha bërë kurrë. Por nuk paragjykoj njeri çdokush ka të drejtë ta bëjë jetën ashtu siç do, kështu që është zgjedhja e personit që e ka bërë.”– u shpreh Fjorentina.

Image
Fjorentina Halili

Ndër të tjera ish-banorja e “Big Brother” bëri një krahasim mes brezave, ku sipas saj brezi i ri nuk është i rritur me edukatën e punës dhe janë të prirur drejt mënyrave më të lehta për të fituar para. Ajo shprehu se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë pasi është rritur me edukatën e punës, dhe sepse të gjithë “do ia bëjnë me gisht.”

“Dubai është një vend siç është Franca, siç është Italia apo siç është Gjermania, thjesht është ajo ideja “Dubai që ka sheikët”. Dhe njerëzit mendojnë, të paktën ato që dinë, se maksimumi 10 sheikë mund të jenë atje, por ne që s’e dimë mendojmë që ka shumë.

Brezi jonë, unë jam rritur me atë… Për shembull një 20-vjeçare do të thoshte që është mënyra më e shpejtë edhe më e thjeshtë për të fituar shumë lekë, “nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë është”- do thotë (qesh). Kjo gjë ndodh tek pjesa e rinisë që është rritur tani, unë jam një pjesë e rinisë së hershme që jam rritur me kulturën e punës.

Në fund të ditës të gjithë i duam lekët edhe tundohen kur i shofin. Por problem është si je rritur, sa të vret ndërgjegja. Unë për veten time nuk e bëj dot këtë gjë, sepse të gjithë do më shofin. Pse duhet të ma bëjë tjetri me gisht?”– tha ajo.

“Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër. E kur e gjitha kjo mbetet një thashethem, që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme, të shumtë janë njerëzit që e kanë marrë në konsideratë dhe kanë nisur akuzat ndaj vajzave të njohura shqiptare, kryesisht ndaj atyre që vizitojnë shpesh Dubain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat