Nga ëndrra për tu bërë këngëtare dhe deri tek momenti më i vështirë i jetës së saj/ Soni Malaj rrëfehet për herë të parë

Bota e Yjeve

Nga ëndrra për tu bërë këngëtare dhe deri tek momenti më i vështirë i jetës së saj/ Soni Malaj rrëfehet për herë të parë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 23:15
Soni Malaj

Këngëtarja e njohur Soni Malaj, është një ndër artistet më të dashura për publikun ku për vite me radhë ajo ka dhuruar projekte muzikore të cilat i janë kthyer në hite.

E ftuar në “A Live Night”, Soni ka rrëfyer se në çfarë moshe ka nisur të këndojë për herë të parë dhe ëndrrën e madhe që kishte për tu bërë një këngëtare e njohur në muzikën shqiptare.

Unë nuk e di kur s’kam kënduar, mundoj të kujtoj një moment që nuk kam kënduar,por nuk ka, kam nisur që 5 vjeç. Ëndrra imë më e madhe ishte të bëhesha artiste, këngëtare, të lija një gjurmë në muzikën shqiptare. Nuk e dija kujt gjëje po i shkoja, thashë do ndjek ëndrrën time dhe pikë. Kam lindur në Tropojë dhe kam jetuar deri në moshën 9-vjeçare. Ka qenë një fëmijëri e bukur, edhe bota do e kishte zili, si Zvicra, me ski me slita me lojërat e dëborës dhe kur fillonte dëbora e parë çoheshim në mëngjes hapnim dritare”, – rrëfeu Soni.

Image
Soni Malaj

Soni e cila me origjinë është nga Tropoja ka treguar një ndër momentet më të veshtira në jetën e saj, që ishte shkëputja nga vendlindja. Artistja zbuloi se e vetmja gjë që dëshironte ishte të bëhej këngëtare dhe bënte prova për të shkuar në festival.

Image
Soni Malaj

Ajo rrëfeu se prindërit e saj nuk kanë dashur që ajo të bëhej këngëtare por doktoreshë.

Shkëputja nga Tropoja në ’91-shin ishte shumë e vështirë, e kam vuajtur shumë, më dukej sikur nuk i përkisja Tiranës. Mua më karakterizon këmbëngulja, nuk kisha dëgjuar për edicion, thjesht doja të bëhesha këngëtare. Nxënësit shkonin në shkollë dhe bënin detyra, unë përgatisja veten se në adoleshencë do të shkoja në festival. Deri 14 vjeç unë stërvitesha vetë vokalisht. Një ditë më tha mami se një vëllai i të njohurës së saj kishte një studio. 

Image
Soni Malaj

Kush e ka, kush e ka? pyesja mamin, ‘është vëllai i kësaj zonjës, ti nuk di të këndosh’. Unë ia bëja do bëj audicion dhe pikë dhe çdo ditë i thoja i the? Babai ma bënte po ca këngëtare, e ke thjesht hobi, ti do të bëhesh doktoreshë. Kishte ditë që përgatitesha me këngë të Mariah Carey dhe Whitney Houston , atje ishin Elton Deda, Redon Makashi. këndova, më thanë këndo ndonjë gjë tjetër. U them mbyllini dritat dhe filloj këndon ‘I Will always love you’ dhe ata thanë po”,- tregoi artistja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat