Bella Hadid tregon linjat trupore në një paraqitje me bikini gjatë pushimeve me të dashurin

Bota e Yjeve

Bella Hadid tregon linjat trupore në një paraqitje me bikini gjatë pushimeve me të dashurin

Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:23
Bella Hadid

Bella Hadid dukej sensacionale teksa po merrte rreze dielli me të dashurin e saj Marc Kalman në Kanë të shtunën.

Supermodelja 25-vjeçare shijoi notin me të dashurin e saj 33 vjeçar, në Martinez Beach Bar gjatë festivalit të filmit të qytetit francez, shkruan DailyMail.

Ajo tregoi fizikun e saj të tonifikuar e veshur me bikini të vogla me fije blu, ndërsa vinte në pah linjat atraktive trupore.

Image
Bella Hadid

Bella dukej e lezetshme me një palë syze dielli drejtkëndëshe në modë, ndërsa fytyra e saj dukej gjithashtu e freskët pa makijazh.

Image
Bella Hadid dhe i dashuri i saj

Ndërkohë, Marc tregoi fizikun e tij të hollë dhe krahët e tonifikuar teksa endej pa këmishë, i veshur vetëm me mbathje noti.

Pas një zhytjeje në pishinë, Bella mbështilli një mbulesë rreth belit të saj, ndërsa Marc vendosi një peshqir blu mbi kokë.

Image
Bella Hadid dhe i dashuri i saj

Bella ka treguar vazhdimisht stilin e saj unik që nga mbërritja në Kanë në fillim të kësaj jave.

Gjatë gjithë kohës së saj të shkurtër jashtë shtetit, ylli tashmë ka bërë disa shfaqje në tapetin e kuq.

Modelja me origjinë palestineze dhe i dashuri i saj ndezën fillimisht thashethemet për një romancë mes tyre në verën e vitit 2020.

Modelja e kopertinës “Vogue” ka pasur lidhje më parë me reperin The Weeknd nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Bella konfirmoi se ishte në lidhje me Marc në korrik të vitit 2021 kur ajo publikoi një fotografi në Instagram të të dyve duke u puthur ndërsa ishin në Francë për Javën e Modës dhe Festivalin e Filmit në Kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat