Bebe Rexha bëhet me “Porsche”

Bota e Yjeve

Bebe Rexha bëhet me “Porsche”

Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:25
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është bërë me veturë të re luksoze.

Këtë gjë 32-vjeçarja e bëri të ditur vet përmes disa imazheve të ndara me 10.7 milionë ndjekësit e saj në InstaStory.

Rexha ua prezantoi fansave veturën e saj të markës “Porsche”, e cila nga tash do të jetë vetura që do të vozitë në vazhdimësi.

Image
Postimi i Bebe Rexhës

Artistja me origjinë shqiptare përndryshe e ka marrë patent-shoferin vetëm tri vite më parë, kur ajo ishte 29-vjeçare.

“Unë nuk e mora patentën e shoferit deri në moshën 29 vjeçare. Para kësaj, unë përdorja transportin publik kudo”, kishte thënë Bebe Rexha vitin e kaluar në një intervistës për US Weekly.

Image
Postimi i Bebe Rexhës

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, që nga albumi i saj i fundit “Better Mistakes”.

Image
Postimi i Bebe Rexhës

 

Madje në pesë muajt e parë të vitit 2022, ajo nuk numëron asnjë projekt të vetëm muzikor të publikuar, duke lënë kështu në pritje fansat e saj për albumin e saj të tretë – për të cilin thotë se ka kohë që ka punuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat