Kendall Jenner dhe Devin Booker fotografohen bashkë pas ndarjes

Bota e Yjeve

Kendall Jenner dhe Devin Booker fotografohen bashkë pas ndarjes

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:36
Kendall Jenner dhe Devin Booker

Kendall Jenner dhe Devin Booker u panë sërish bashkë, më pak se një javë pasi u raportua se ishin ndarë.

Supermodelja 26-vjeçare dhe ylli i NBA kaluan disa kohë duke folur së bashku në Soho House në Malibu, Kaliforni, të dielën. Në pamjet e paparacëve, ata dukeshin në humor të mirë, madje në një moment dukej sikur Booker po tentonte për një puthje.

Fansat e çiftit u tronditën javën e kaluar pas lajmeve se ata i dhanë fund pas dy vitesh lidhje, sepse të dy ishin të përqëndruar te karriera.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por në fotot e fundit, Kendall dhe Devin dukeshin më të lumtur se kurrë bashkë.

Image
Kendall Jenner dhe Devin Booker
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat