Cardi B lajmëron se do t’i nënshtrohet operacionit: Dua të heq qafe…

Bota e Yjeve

Cardi B lajmëron se do t’i nënshtrohet operacionit: Dua të heq qafe…

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 13:30
Cardi B

Cardi B ka folur gjthnjë hapur për të gjitha ndërhyrjet që ka bërë në trup duke treguar edhe arsyen pse e ka marrë këtë vendim.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, pasi reperja 29-vjeçare publikoi një video në Instastory ku zbuloi se dëshiron të bëjë një ndërhyrje në trupin e saj. Në video, Cardi tregon veshjen e saj duke e fokusuar vëmendjen te stomaku i saj, duke thënë “po bën bark”.

Ajo kapi lëkurën e saj dhe shtoi: “Por, nuk është keq, por thjesht nuk më pëlqen kjo lëkurë e vogël”.

Image
Cardi B

Ylli tha se ajo është “pak më e rëndë se zakonisht”, duke shtuar për barkun e saj: “Nuk më pëlqen. Dua ta heq qafe”.

Cardi, e cila lindi djalin e saj Wave në shtator, vazhdoi: “Unë mendoj se Wavey më bëri gabim, kështu që mezi pres të publikoj këtë këngë dhe të bëj më shumë gjëra, të bëj dhe atë operacion. Unë e kam mbaruar.”

“Unë dhe operacioni shkojnë keq bashkë”, tha ajo me shaka.

Image
Cardi B

Që kur mirëpriti Wave, Cardi nuk ka nguruar të flasë për trupin e saj pas lindjes. Muajin e kaluar, ajo ndau një seri fotosh duke mbajtur në dorë djalin e saj dhe shkroi , “Dua të jem kaq e trashë përsëri”

Ajo dhe bashkëshorti Offset, me të cilin ka edhe vajzën 3-vjeçare Kulture, njoftuan se  mirëpritën Wave, fëmijën e tyre të dytë së bashku, në shtator duke shpërndarë një foto të të treve në spital pas lindjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat