Rita Ora rrëmben vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit në festën e komunitetit LGBTI+

Bota e Yjeve

Rita Ora rrëmben vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit në festën e komunitetit LGBTI+

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 22:08
Rita Ora

Rita Ora dukej  plot elegance mbrëmjen e së premtes në festën private të komunitetit të LGBTI+, në Londër.

Këngëtarja, 31- vjeç kishte veshur një fustan Fendi ngjyrë gold me disa detaje, teksa mbërriti në ‘The Twenty Two’.

Ajo e kombinoi fustani më një palë sandale të zeza teksa po hynte në eventin e mbushur me yje.

Image
Rita Ora

Rita kishte bërë një grim të lehtë, me një ton sysh ngjyrë rozë dhe buzët ngjyrë nude, ndërsa flokët i kishte lënë të lëshuara dhe me onde të valëzuara.

Dalja vjen pas raportimeve se Rita dhe partneri i saj Taika, 46 vjeç, ishin fejuar dhe po planifikonin një ceremoni të afërt jashtë vendit përpara se të festonin me kolegët e tyre në një festë të madhe në Londër më vonë këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat