Dua Lipa ndan foto nga prapaskenat e festivalit, këngëtarja mahnit ndjekësit me stilin e saj

Bota e Yjeve

Dua Lipa ndan foto nga prapaskenat e festivalit, këngëtarja mahnit ndjekësit me stilin e saj

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:18
Dua Lipa

Dua Lipa është njëra ndër yjet botërore më të veçanta.

Së fundi ajo është shfaqur me shumë stil në një set të ri fotografish të publikuara nga ajo.

Ylli i popit me origjinë shqiptare pozoi me një fustan ngjyrë lejla me mëngë të gjata, të cilat i tregonin të brendshmet e saj të zeza.

Duke shkruar, “lepurushi i vogël foo foo shkon në një festival’”, këngëtarja pozoi e ulur në një tavolinë pikniku prapa skenës dhe zgjodhi poza të ndryshme.

Dua ka marrë një pauzë nga turneu i saj “The Future Nostalgia Tour” pasi performoi në Festivalin Roskilde në Danimarkë më 30 qershor.

Ajo është planifikuar të dalë në skenë më vonë këtë muaj në Montreal dhe Ontario, Kanada, përpara se të shkojë në takimet në Amerikën e Jugut.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat