A është bashkëshorti xheloz? Aulona Musta flet si rrallë herë: Vitet e para ishin tmerr!

Bota e Yjeve

A është bashkëshorti xheloz? Aulona Musta flet si rrallë herë: Vitet e para ishin tmerr!

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 07:10
Aulona Musta dhe burri i saj

Aulona Musta është një ndër personazhet më të pëlqyer në publik. Moderatorja njihet për karakterin e saj të drejtëpërdrejtë dhe vetbesimin që ka.

Ajo njihet dhe për fotot me bikini që publikon në rrjetet sociale duke ekspozuar trupin e saj dhe kjo për shkak të punës. E ftuar në “Goca dhe gra”, moderatorja është pyetur në lidhje me marrëdhënien që ajo ka me bashkëshortin e saj nëse ka pasur ndonjëherë momente kur ai është bërë xheloz për shkak të fotove me bikini.

Aulona u shpreh se përgjatë viteve të para të lidhjes ka pasur xhelozi, të cilën e cilësoi një ‘tmerr’ por që tashmë ata e kanë kaluar këtë fazë të lidhjes pasi partneri i saj e ka kuptuar që kjo është pjesë e punës së moderatores.

 “Ne e kemi kaluar këtë pjesë! Në dy vitet e para të lidhjes ka qenë një tmerr. Tre katër vitet e para kanë qenë okej pastaj u bëmë rehat. Është shumë normale që kur je në fillim të marrëdhënies të duhet pak kohë, patjetër që do të kesh probleme. Edhe kur shoh fotot e mia në Facebook para 12 vitesh kam foto me minifund, me dekolte të hapur dhe skam pasur asnjë problem. Ai e kupton që është pjesë e punës time”- u shpreh ajo.

Image
Aulona Musta me burrin e saj
Image
Aulona Musta me burrin e saj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat