Ana Kabashi duket atraktive në një nga paraqitjet e fundit me fustanin dypjesësh

Bota e Yjeve

Ana Kabashi duket atraktive në një nga paraqitjet e fundit me fustanin dypjesësh

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 21:35
Ana Kabashi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Meqë jemi në verë, ajo është thuajse çdo natë pranë fansave për të ofruar më shumë nga muzika e saj e për të argëtuar publikun.

Së fundmi, bukuroshja nga Peja ka marrë vëmendje me disa imazhe atraktive që ka sjell.

Në një nga paraqitjet e radhës, ajo ka përzgjedhur një fustan dypjesësh që përkon mes ngjyrës së gjelbër e të kaltër.

E njëjta mbante flokët e lëshuara të valëzuara e një palë çizme të zeza me take.

Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Kabashi momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “KuKu” që e lansoi pak ditë më parë.

Image
Ana Kabashi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat