Imazhet skandaloze të Andrea Bocellit gjatë pushimeve, i dalin të pasmet pasi gruaja e tij e zhveshi në jaht

Bota e Yjeve

Imazhet skandaloze të Andrea Bocellit gjatë pushimeve, i dalin të pasmet pasi gruaja e tij e zhveshi në jaht

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 12:06
Andrea Bocelli

Legjenda e operës, Andrea Bocelli, pati një moment shumë të sikletshëm gjatë pushimeve të tij verore.

Tenori italian, 63 vjeç, po ngjitej në një jaht kur Veronica Berti e cila ndodhej pas tij tërhoqi mbathjet e tij të notit, shkruan The Sun.

Bocelli e pa qartë anën qesharake më vonë, duke qeshur ndërsa ai dhe aktorja Veronica, 38 vjeçe, bënin dush në kuvertë.

Image
Andrea Bocelli dhe gruaja e tij

Dyshja janë me pushime verore në ishullin Sardenjë të Italisë.

Ata janë të shoqëruar nga vajza e tyre, Virginia, dhjetë vjeçe dhe djali i Andreas nga martesa e tij e parë, Matteo, 24 vjeç.

Këto fotografi të tij janë bërë virale në mediat italiane, duke shkaktuar të qeshura te fansat e tenorit.

Image
Andrea Bocelli dhe gruaja e tij
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat