Kris i dhuron Kylie Jennerit për ditëlindje një çantë Hermes Birkin që kushton 97 mijë euro

Bota e Yjeve

Kris i dhuron Kylie Jennerit për ditëlindje një çantë Hermes Birkin që kushton 97 mijë euro

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:52
Kylie Jenner

Kylie Jennerit i është dhuruar një çantë Hermes Birkin aq e rrallë sa ajo thotë se vetëm “tre” të këtij lloji janë bërë ndonjëherë.

Ylli i Kardashians festoi ditëlindjen e saj të 25 -të të mërkurën (10 gusht), me një festë private në një jaht të rrethuar nga miqtë dhe familjarët.

Duke postuar një video të natës në llogarinë e saj në TikTok të enjten (11 gusht), festa e Jenner ishte e mbushur me tekila, fishekzjarre dhe dhurata të bollshme.

Nëna e saj, Kris Jenner, i dhuroi asaj çantën super të rrallë Hermes Birkin, e cila thuhet se kushton rreth 100,000 dollarë amerikanë (97 mijë euro).

Image
Kylie Jenner

Në video, themeluesja e Kylie Cosmetics hapi dy nga kutitë e firmosura të Hermes në ngjyrë portokalli të ndezur, ndërsa të gjithë të ftuarit e saj shikonin.

Ajo po hapte dhuratën së bashku me vajzën e saj e po ashtu edhe fëmijët e tjerë të familjes së tyre.

@kyliejenner

best bday 🦋🦋

♬ original sound - Kylie Jenner

Më pas shihej Kim, motrat e tjera e në mesin e tyre edhe disa mikesha të Kylie duke pirë tekila.

Jenner nga ana tjetër në 2020 është shpallur miliarderja më e re në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat