“Kaloja net duke qarë”/ Dojna Mema kujton daljen e parë në ekran, moderatorja rrëfen “çmenduritë” e adoleshencës: Duhet të më vinte babi të më merrte se…

Bota e Yjeve

“Kaloja net duke qarë”/ Dojna Mema kujton daljen e parë në ekran, moderatorja rrëfen “çmenduritë” e adoleshencës: Duhet të më vinte babi të më merrte se…

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 23:36
Dojna Mema

Megjithëse është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, moderatorja e njohur Dojna Mema vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Bisedat me ndjekësit janë pothuajse të përditshme në rrjetin social Instagram, ku moderatorja nuk ngurron t’ju shuajë kuriozitetin miqve të saj virtualë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi ku mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Dojnën në lidhje me vitet e saj të adoleshencës.

“Një nga aventurat apo lajthitjet më të bukura që ke bërë në gjimnaz/adoleshencë”-shte pyetja e ndjekësit, të cilit Dojna iu përgjigj duke thënë se përgjithësisht ka qenë e përgjegjshme dhe se aventura më e madhe e saj ka qënë të linte orët ose të dilte rrallë natën vonë.

“Kam qenë shumë e përgjegjshme. Kështu që aventura më e madhe që mund të bëja ishte të lija orët ose të dilja një herë në aq natën, kur sapo arrinte një farë ore duhet të më vinte babi të më merrtë me makinë se s’kishim besim te taksitë. Edhe kur u bëra e pavarur nga familja, jetën e natës s’e pëlqeva kurrë.”– shkruan Dojna.

Kuriozitet ka pasur edhe në lidhje me emocionet e daljes së parë televizive, ku moderatorja rrëfeu: “Mbaj mend që bëja sikur nuk më interesonte dhe e kisha marrë si lojë, ndërkohë që brenda vetes për mua ishte e rëndësishme dhe në shtëpi kaloja netë pa gjumë duke punuar, por ndonjëherë edhe duke qarë. Nëse do kthehesha pas do t’i tregoja njerëzve e puna që bëja ishte e rëndësishme për mua dhe jo thjesht “qejf dhe lojëra”. Isha 23 vjeç në eksperiencën time të parë të madhe televizive”

Dojna Mema ka bërë një rrëfim të rrallë vetëm pak ditë para se të bëhet nënë duke zbuluar gjithçka mbi shtatzëninë, raportin me Vlashentin e shumë detaje të tjera. Në një intervistë për ‘Revista Who” moderatorja ka hapur zemrën dhe ka shuar shumë kuriozitete.

Edhe pse zbuloi se nuk e kishin në plan të bëheshin prindër, prezantuesja ka treguar se kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre: “Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas. Në rastin tonë, nuk po luteshim për të patur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.”

Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna ka treguar se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat