Bebe Rexha duket se ka shtuar shumë në peshë në imazhet e fundit

Bota e Yjeve

Bebe Rexha duket se ka shtuar shumë në peshë në imazhet e fundit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 20:48
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke punuar në një projekt të ri muzikor që do ta sjellë këto ditë në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Ata kanë realizuar remksin e këngës “Blue”, pasi panë se si një demo e saj e publikuar në TikTok, u bë virale.

Tani dyshja kanë dhënë lajmin e mirë se ata janë në përfundim e sipër të versionit të plotë, i cili do të jetë i gatshëm shumë shpejt për publikun.

Bebe Rexha publikoi pasditen e së premtes një video në rrjetin social TikTok, ku mund të shihej në studion e incizimit, teksa regjistron zërat për këngën e saj të re.

“Javën tjetër”, shkroi 32-vjeçarja, duke dhënë kështu lajmin se “Blue” do të publikohet në shumë pak ditë.

E teksa ofronte pamjet nga incizimi i këngës, në sy ra edhe ndryshimi në peshë i këngëtares shqiptare.

Ajo duket se ka shtuar disa kilogramë më shumë, ndonëse është kritikuar disa herë për madhësinë e trupit të saj.

Por pavarësisht përmasave, Rexha ka treguar gjithnjë se nuk i intereson se çfarë të tjerët mund të thonë për trupin e saj dhe se vazhdon të promovojë pozitivitetin e trupit sa herë që mundet.

Image
Bebe Rexha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat