Tashmë imazh i “Dolce & Gabbana”, Kim Kardashian shkëlqeu me daljen e saj në sfilatën e markës së njohur në Javën e Modës në Milano

Bota e Yjeve

Tashmë imazh i “Dolce & Gabbana”, Kim Kardashian shkëlqeu me daljen e saj në sfilatën e markës së njohur në Javën e Modës në Milano

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 22:58
Kim Kardashian

Kim Kardashian mund të quhet tashmë ikona e stilit teksa doli në pistën e sfilatës së modës SS/23 të Dolce & Gabbana gjatë Javës së Modës në Milano.

Ylli televiziv, ka bashkëpunuar së fundmi me shtëpinë e modës për të dizajnuar koleksionin e ri që u paraqit gjatë shfaqjes.

Kim doli në pasarelë teksa mahniti duke u shfaqur me një fustan të gjatë të zi i mbushur me gura.

Ajo e kombinoi fustanin me gjymsë çizme të zeza me taka, një gjerdan me kryq dhe një palë vathë të ngjashëm. Flokët të cilat tashmë i ka kthyer në ngjyrë platin, i kishte të kapur topuz me baluket të cilat qëndronin të rëna përpara fytyrës dhe me një grim jo shumë të rënduar.

Duke ecur pranë yllit të dy stilistët ishin të veshur në të zeza dhe më pas bënë një ecje së bashku.

Koleksioni i ri u krijua në bashkëpunim me Kim-in, me pamjet që shfaqnin një sërë aksesorësh që mbanin emrin e saj.

Dhe duke nxjerrë tashmë koleksionin e ri në faqen e tyre të internetit direkt pas shfaqjes, blerësit tani mund të blejnë një bluzë 150 £ nga Dolce & Gabbana me një foto të Kim duke ngrënë makarona.

Image
Kim Kardashian
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat